Shqiptarët e Kosovës duan të kthehen në shtëpi, radhë kilometrike, disa prej tyre dalin nga makinat

Radhë automjetesh kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Morinës. Automjetet që duan të dalin nga Shqipëria drejt Kosovës janë vendosur në radhë për orë të tëra si pasojë edhe e masave anti Covid që qeveria e Kosovës ka vendosur për ata që duan të hyjnë në territorin e tyre.