Shqiptari arrestohet bashkë me gruan në Gjermani/ Policia s’u beson syve nga ajo që gjetën në banesën e çiftit

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, bashkë me bashkëshorten e tij shtetase gjermane, pasi akuzohen për trafikimin të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.Mediet gjermane raportojnë se policia bastisi në një operacion special apartamentin në Broßhauser Straße në Ohligs.Në apartamentin e çiftit u gjetën dhe u sekuestruan tre armë zjarri dhe sasi të lëndëve narkotike. Gjithashtu mësohet se policia gjeti në banesën e çiftit një kasafortë me mijëra euro.