Shqiptari në Itali rreh ish-shefin e tij, e goditi me grushte dhe shkelma

Policia italaine ka arrestuar një 31 vjeçar shqiptar në Brixen të Tirolit Jugor.

Ai akuzohet për dhunë fizike ndaj ish-shefit të tij dhe për rezistencë ndaj policisë.

Ngjarja ndodhi në Brixen një komunë e vogël, e cila gjendet në Tirolin Jugor, provincë kjo në Itali dhe që gjendet në kufi me Austrinë.

Emigranti nga Shqipëria ishte i dehur në momentin kur shkoi dhe sulmoi ish-shefin e tij.

Shqiptari ka goditur me grushte dhe shkelma ish-punëdhënësin dhe i ka dëmtuar mobilet e kompanisë.

Sherri erdhi për shkak të një borxhi që ish-shefi i kishte mbetur shqiptarit kur e kishte punësuar në kompani.