Shqiptarja lind foshnjën me peshë rreth 6 kg e gjysmë, rast unik në Klinikën e Gjinekologjisë

Një grua nga Drenasi ka lindur beben e saj sot, që peshon rreth gjashtë kilogramë e gjysmë.

Gruaja në një intervistë për Klankosova tha se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë.

Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram.

Procesi i lindjes së foshnjës bëhet me dije se është bërë me anë të prerjes cezariane.

Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.