Totenhemi ndodhet në një “krizë” trajnerësh pas shkarkimit të Antonio Kontes, me drejtuesit e klubit anglez që kanë nisur punën për të zëvendësuar.Por kjo gjë nuk duket aspak e lehtë, sepse shumë emra që ndodhen në listën e Spërsave duket se nuk janë të gatshëm të marrin drejtimin e skuadrës nga Londra.
I radhës ishte ai i Niko Kovaç. Ish-trajneri i Bajernit, i cili aktualisht drejton Volfsburgun, nuk është bindur nga drejtuesit aq sa duhet, sa që ka zgjedhur të vazhdojë punën në Gjermani.Në listë gjithashtu ndodhen dhe Julian Nagelsman e Oliver Glasner, por të dy ata ndodhen në orbitën e Realit të Madridit.