Shtohen ‘ethet’ në Policinë e Shtetit, paralajmërohen lëvizje në nivele drejtorësh e shefa komisariatesh

Ndryshimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pritet të sjellin ndryshime rrënjësore, që do të prekin jo vetëm kupolën e policisë, por edhe drejtorët vendorë, shefat e komisariatit e të rendit.

Informacione nga Policia e Shtetit bëjnë me dije drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano nesër do të njihet me rezultatet e analizës 9 mujore në çdo drejtori vendore në vend. Analiza pritet të përfundojë këtë javë dhe më pas do të bëhen lëvizje drejtuesish.

Lëvizjet do të bëhen duke u bazuar në performancën e gjithsecilit nga drejtori i qarkut, shefi i komisariatit dhe ai i rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e departamenteve në Policinë e Shtetit.