Nga “Djaloshi i artë” te një lojtar stoli, por te një skuadër si Interi. Sa vijnë edhe shtohen më shumë zërat për një huazim në merkaton e janarit për Kristjan Asllanin.
Në verë Marota refuzoi disa oferta për mesfushorin e Kombëtares shqiptare dhe ai vetë deklaroi se nuk donte të lëvizte, edhe nëse e dinte mirë se hapësira në mesfushën e skuadrës do të jetë e kufizuar, por shumë do të varet edhe nga nëse ai do të mund të jetë gati në rastet që do t’i jepen.
Asllani ka një admirues jashtë vendit, konkretisht në Premier Ligë, dhe ai është trajneri i Brajtonit, Roberto de Zerbi, i cili e konsideron shqiptarin si një përforcim të rëndësishëm për t’i dhënë çelësat e mesfushës së tij.
Ndërkohë dy skuadra të tjera u interesuan për Asllanin këtë verë, Fiorentina dhe Sasuolo, me këta të fundit që i propozuan Interit një shkëmbim me Maksim Lopes, gjë që nuk u pranua nga zikaltrit.
Janari po afron dhe Asllani duhet të shfrytëzojë sa më shumë mundësitë që do t’i japë Inzagi. Nëse nuk është kështu, me shumë gjasa në janar, lojtari i 21-vjeçar do të huazohet në një ekip tjetër.
Ndërkaq, është edhe Empoli në skenë që ëndërron rikthimin e tij deri në fund të sezonit, për të ndihmuar në misionin e vështirë që ka ish-ekipi i tij, mbijetesën në Serinë A, kështu të paktën raporton “Sportcafe24.com”.