Dëshira Qato është një emër jo pak i njohur për veprimtari në kundërshtim me ligjin, duke filluar nga ndërtimi pa leje dhe deri në vrasje.
E favorizuar nga policia Kavajë, jo vetëm se ndërton pa leje , vjedh tokat dhe trojet në bregdet, por në CV e saj janë dhe vrasje të cilat janë të pa ndërshkuara.
Ajo ka vrarë njerëz nga lakmija për të ndërtuar pa leje, pavarsisht këtij fakti ajo është në role drejtuese të urbanistikës në bashkinë Kavajë.
Edhe pse ka role drejtuese, Dëshira, nuk ka nguruar të gllabëroj një copë nga llomka e bregdetit, e cila ndër vite është grabitur prej saj.
Lajmi nuk është se dëshira është e pastër apo jo por është se veprimtaria e saj Dëshira e ka shtrirë në komisariatin e Kavajës, ku në këtë komisariat ka blerë policinë e këtij.
Më sakt dëshira ka blerë shefin e policisë së këtij qyteti i quajtur Emiliano Pashai, duke e konsideruar veten si i pari Kavajës.
Dyshohet se shefi i policisë Kavajë, ka marrë në formë rryshfeti një apartament në Golem, në sarajet e Dëshira Qatos, e cila ja ka dhuruar në mënyrë të fshehur, me qëllimin e ndërtimit të kateve pa leje dhe ndërtimeve jasht lejes së ndërtimit.
Shefi i komisariatit Kavajë, është joshur nga oferta dhe i janë errësuar sytë nga ky propozim kriminal, dhe ka favorizuar Dëshira Qaton, duke lejuar atë të punoj jasht lejes së ndërtimit dhe të shtoj një kat pa leje, kjo për të vetmin fakt të dyfishimit të sipërfaqes ndërtimore .
Askush nuk mund ta hetoj pashain e policisë Kavajë, nga agjencia e mbikqyrjes policore dhe e ka kthyer komisariatin në një market, dhe jo në një institucion parandalim krimi siç e udhëzon ligji.
Dëshira Qato është e njohur për afera kriminale në fushën e ndërtimit, e ciola ka marrë ryshfet dhe vazhdon të marrin rryshfet në dhënien e lejeve dhe në zbatimin e saj nga bashkshorti I saj, për të cilin do të flasim ditët në vijim.
Ju kujtojmë se Dëshira Qato, ka qënë pronarja e Vila Palmës e shpallur në kërkim që prej 14 dhjetorit të vitit 2019 dhe më pas në mënyrë të çuditshme është rikthyer në detyrë si Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës.
Pas dorëzimit në polici dhe lirimit më pas nga gjykata, ajo është kthyer në punë. Dëshira Qato ishte një 17 personat që prokuroria cilësoi si përgjegjës për tragjedinë e 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona në Durrës, Thumanë e Shijak, por pas marrjes se ndonjë rryshfeti të majm prokuroria e favorizoi këtë shtetase dhe aktualisht është duke shijuar dhe ndërtuar në mënyrë të babzitur në buzë të adriatikut.
Qato dhe i shoqi, Arbeni kishin ndërtuar një hotel me dy kate shtesë, nga 6 kate me leje kanë zgjatur në 8 kate.
Puna si shefe urbanistike ia kishte lehtësuar burokracitë në marrjen e lejes nga ish-komuna e Rrashbullit, ndërsa objekti ishte kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.
Në hotelin Vila Palma humbën jetën disa persona, ndërsa vetë Qato humbi të atin, ndërsa fatmirësisht i biri, Klajdi, u arrit të dilte i gjallë nga rrënojat.
Tashmë hesapet me drejtësinë Dëshira Qato i ka të mbyllura, ndërsa lista e përgjegjësve të shembjes së ndërtesave të pasigurta, sa shkon e tkurret edhe më.
Por ajo që është aktuale është se Dëshira Qato,është duke ndërtuar sërish në qytetin e Kavajës dhe pikërisht në bregdetin e Golemit, dhe është duke ndërtuar nëpërmjet lejës së ndërtimit me nr 3186 datë 07.09.2021, të lëshuar nga Bashkia Kavajë, të lëshuar po nga Dëshira Qato për djalin e vet Klajd.
Nuk është problem që Dëshira Qato ka marrë leje nga bashkia Kavajë, për vetën e sajë, por është se Dëshira Qato nuk ka harruar zakonin e vjetër atë të ndërtimit pa leje dhe shtesave të kateve.
Dëshira Qato, ka marrë leje pranë bashkisë Kavajë, me nr 3186 datë 07.09.2021, e cila është dhënë për 8 kate mbi toke, dhe dy kate nën tokë.
Por babëzia e dëshira qatos nuk ka të ndalur pasi ajo nuk repekton lejen e ndërtimit dhe ka ndërtuar 9 kate mbi tokë, pra ka ndërtuar një kat më shumë se leja e ndërtimit që ajo po vet ka miratuar, por askush nuk e kontrollonë nga bashkia dhe IKMT.
Krimi ka pushtuar shtetin tonë nuk është vetëm në administratë , dhe me punonjës të inklriminuar si Dëshira Qato, që një zot e di se si është zgjedhur sërish në urbanistikën e bashkisë Kavajë kur është e proçeduar pennalisht dhe me një mas arresti.
Shteti ynë është I pa fuqishëm përball krimit dhe funksionarëve të till si dëshira qato derisa të ketë dhe drejtues policie siç është dhe shefi I policisë Golem, Kavajë, siç është Nazmi Zylfo, i cili e ka vetëm 200 metra në vijë ajrore ndërtimin e një kati pa leje, të ndërtuar tashmë nga anna e Dëshira Qatos.
Kjo është fytyra e shtetit të edi ramës që në mes të detit ndërtohet nga një punonjëse e korruptuar, dhe që këtë ndërtim e ruan policia e shtetit të Edi Ramës, e cila është me e korruptuar se Edi Rama dhe Dëshira Qato .
Edhe pse krimi dhe ndërtimi është në mes të sheshit SPAK është në gjumin e tij letargjik
Vijon ……………….