Pak kohë më parë banorët e Nivicës dhe të Gjirit Kakomesë, kanë ngritur akuza të forta ndaj ish-kryetarit të Agjencisë së Legalizimit, ALUIZNI-t, Shaban Memia i cili është akuzuar se i ka vjedhur pronat.
Kjo akuzë ka ardhur për shkak të dhënies pronës së tyre një shoqërie fantazmë me dokumenta falso, dhe banorët e kanë pronën të të përfituar me ligjin 7501.
Shaban Memiaj i ka dhënë shoqërisë Riviera Kakome , një pronë prej 100 hektarë tokë, me arsyetimin se aty është ndërtuar një fshat turistik.
Nuk janë pak por 1005 banorëve të fshatit Nivicë, të cilat hedhin akuza të rënda Memisë, dhe oligarkut Luan Leka.
Memiaj akuzohet se , se ka grabitur pronën, duke ia kaluar pronën biznesmenit Luan Leka, për ndërtimin e një fshati turistik, projekt i cili deri më sot ka mbetur vetëm në letër dhe nuk është ndërtuar siç pretendon Leka.
Por një tjetër grabitës i kësaj prone është dhe ish drejtori i ASHK Sarandë, z.Andri Dhima, i cili falsifikoi hartat treguese të pronës së banorëve të fshatit nivicë të qytetit të Sarandës.
Këta banorë kanë qënë në proçese gjyqësore dhe rrjedhimisht prona e banorëve Nivicë Sarandë duhej të bllokohej dhe nga ana tjetër ka qënë me vendim gjykate për sekuestro por nuk janë marrë parasysh nga ky person.
Andri Dhima me urdhër të partisë në pushtet, ja kaloi pronën Oligarkut Luan Leka, i cili e ka përvetësuar këtë pasuri prej vitesh, dhe në kundërshtim me ligjin.
Pak kohë më parë katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Sarandës janë arrestuar pasi kanë dhënë certikata pronësie në mënyrë të kundërligjshme në bregdet.
Policia tha se në pranga janë vënë ish-drejtori i Kadastrës, Andri Dhima 34-vjeç, Vasil Lango 37-vjeç, përgjegjës i sektorit të hartografisë, si dhe dy specialistë të hartografisë, Saimir Braho 32 vjeç dhe Erliton Ymeri 37 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër ish-drejtuese të Kadastrës së Sarandës, e cila aktualisht jeton në Itali.
Këta shtetas, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme me certifikata pronësie disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit.