Si kurrë më parë, arbitri akordon 42 minuta shtesë në një ndeshje futbolli

Minutat e shumta shtesë shkaktuan shumë diskutime gjatë Kupës së Botës në Katar, pasi ndeshja Angli-Iran arriti në 27′ në total midis pjesës së parë dhe të dytë. Por rekordi u arrit në Bolivi në ndeshjen mes Atletiko Palmaflorit dhe Bluming duke u akorduar 42 minuta shtesë pas pjesës së dytë.Dueli ka pasur ndalesa të zgjatura të lojës për shkak të ndërhyrjes për të disatën herë të sistemit VAR, dhe arbitrat kanë vendosur t’i kompensojnë pas përfundimit të kohës së rregullt në një sfidë që zgjati 132 minuta.

Në minutën e 129′ Atletiko Palmaflori arriti të shënonte edhe golin e fitores, duke i çuar shifrat në 3-2.