Diego Simeone është gati të largohet nga Atletiko e Madridit pas 12 vitesh dhe në qershor argjentinasit do t’i duhet të gjejë një klub të ri.Trajneri më i paguar në botë pritet të ketë një sërë ofertash, por në Itali kanë nisur të ëndërrojnë, duke e ditur lidhjen e tij me Interin dhe faktin që nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të stërvitur zikaltrit.
“Interin e konsideroj gjithmonë një opsion, por tani kanë një trajner si Spaleti që po bën shumë mirë dhe unë jam i fokusuar te puna ime me Atletikon. Stoli i Interit do të më besohet në momentin e duhur, atëherë kur është për të ndodhur”, shprehej Simeone në 2018-ën dhe tifozët zikaltër shpresojnë që momenti të ketë ardhur.