Siti eliminon nga FA Cup skuadrën e Mehmetit, ja arsyeja pse talentit shqiptar iu mohua aktivizimi ndaj yjeve të Guardiolës

Mançester Siti mposhti me rezultatin 0-3 Bristol Sitin, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të FA Cup. Dopieta e Foden në minutat 7 dhe 74 dhe goli i De Bryjn në minutëne 81-të, i siguroi kalimin në fazën pasardhëse skuadrës së Guardiolës.Në këtë duel për vendasit e Bristol Sitit mungoi talenti shqiptar Anis Mehmeti. Arsyeja qendron në faktin se mesfushori ka marrë pjesë më parë në FA Cup me fanellën e Ykombes. Për këtë shkak, rregullorja nuk ia lejon që të luajë në këtë kompeticion pasi ka ndryshuar një herë skuadrën.

Një shans i humbur ky për fantazistin Mehmeti, për të treguar klasin e tij, përballë yjeve të Guardiolës.