Siti, sa pak zotërim topi kundër Bajernit/ Nuk kishte ndodhur kurrë nën drejtimin e Guardiolës që “qytetarët” të…

Mançester Siti hipotekoi gjysmëfinalet e Champions-it, pasi triumfoi në supersfidën e parë përballë Bajernit me rezultatin e pastër 3-0. Qytetarët nuk gabuan në “Etihad Stadium” dhe i dhanë një shuplakë skuadrës së drejtuar nga Tomas Tuhel falë golave të Rodrit, Bernardo Silva dhe Erling Haland.

Pavarësisht dominimit për sa i përket golave të shënuar, skuadra e Pep Guardiolës, regjistroi një statistikë “negative”.

“Qytetarët” kishin vetëm 44.6 % të zotërimit të topit kundër Bajernit, teksa ky ishte zotërimi më i vogël që Siti ka pasur në “Etihad Stadium” që ku Pep Guardiola mori drejtimin e ekipit në vitin 2016. Mbrëmjen e sotme u pa një qasje ndryshe nga trajneri katalanit, që rezultoi me sukses.