Situata kaotike ka kapluar vendin/ “1300 prokurorë në terren, priten shumë arrestime në Turqi”, gazetari jep detaje

Gazetari Sokol Brahaj ka dhënë detaje në lidhje me situatën kaotike që ka kapluar Turqinë që prej mëngjesit të 6 shkurtit. Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, nga Izmiri Brahaj theksoi se aktualisht 1300 prokurorë janë në terren të cilët po merren me hetimin për ndërtesat e shkatërruara.

Më tej ai theksoi se pasi të mbarojnë ditët e zisë në Turqi pritet të ketë arrestime të shumta.

“Janë 1300 prokurorë që operojnë në të gjithë Turqinë. Në 10 zona është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por besoj se pas të hënës do të kemi veprime e arrestime nëse persona përgjegjës për pallatet e objekteve nuk ka të vdekur”-theksoi ai.