Situata në veri të Kosovës/ Reagon Haradinaj: E papranueshme! Brukseli të ndërhyjë te Beogradi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar së fundmi një postim në rrjete sociale lidhur me ngjarjen e fundit.

Ai ka kërkuar nga BE që të ndërhyjë tek Serbia për të mos provokuar së fundmi situatën në Veri.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ
Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.
Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!
RH