Kjo është qendra “Toptani”. Esat Toptani u vra në Paris për vatanin.
Pas 2 minutash:
Ky është sheshi “Avni Rustemi”, Rustemi ishte ai tipi që vrau Esatin.
Pas 5 minutash:
Ky është bulevardi “Zogu I”. Ahmet Zogu ishte kushuri me Esatin dhe vrau Avniun për t’u hakmarrë.
Pas 10 minutash:
Ky është sheshi “Fan Noli”, i cili ishte prift, por kur Zogu vrau Avniun, bëri revolucion. Ahmetin e dëbuan dhe e dënuan me vdekje në mungesë. Vecse Ahmeti u kthye, mori pushtetin dhe dënoi me vdekje Nolin ne mungesë, i cili iu kthye punës për t’u bërë prift.
Pas 2 minutash:
Kjo është piramida, muzeu i Enverit, që mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq.
Kjo histori vazhdon mbi 45 vjet.
Kthen kokën nga ana tjetër: Kjo eshtë qeveria dhe Kuvendi i Shqiperisë. Këta i ranë shkurt, i shpallën Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik.
…dhe kështu mbaron turi turistik i qytetit të rinisë!