Skandal: Gjyqtari i Apelit Shkodër Fuat Vjerdha nga zejtar u bë gjyqtar/ ja si falsifikoi peticionin me më shumë se 6000 firma

Gjyqtari Vjerdha ,është  rikthyer  në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit Shkodër, me vendim të Komisionit të Pavarur i Apelimit (KPA), i cili ka kthyer  pas vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e tij.

Gjyqtari i apelit Shkodër  është shprehur se në KPA përveç dosjes me 40 faqe, ka dorëzuar dhe peticionin me më shumë se 6000 firma nga qytetarët kryesisht nga Shkodra.

Sipas tij, opinioni i publikut ishte i domosdoshëm për të dëshmuar të kundërtën e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili argumentonte në vendimin e shkarkimit se gjyqtari Vjerdha kishte cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Sipas gjyqtarit Fuat Vjerdha theksoi se a “Kam bërë një ankim prej rreth 40 faqesh, dhe kam gjetur ato paragrafë të vendimit (KPK) të pabazuara në prova dhe të pabazuara në ligj. Ai vendim ka ardhur në kundërshtim në konkluzionin e arritur nga KLD-ja sa i përket profesionalizmit.

Ai vendim ka ardhur në kundërshtim edhe me konkluzionet e DSIK-së, i cili thotë se unë nuk kam pasur asnjë lidhje me persona të inkriminuar apo të ketë të dhëna për korrupison. Dosja ka pasur vetëm ankimin prej 40 faqesh,  dhe pastaj dy javë para se të shqyrtohej kjo çështje, unë i kam dërguar KPA-së dhe ONM-së një peticion të nënshkruar. Një peticion të nënshkruar nga 6244 shtetas, që pjesa më e madhe janë nga Shkodra, Lezha, Tropoja, edhe Tirana. Kështu që me këtë peticion i është dhënë një ndihmë KPA-së për të arritur në këtë vendim pasi këto shtetas shpreheshin se nuk ishin dakord me konkluzionet e arritur nga KPK-ja se “unë kisha cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë””, shtoi ai.

Por si është e vërteta e peticionit me më shumë se  6000 firma nga qytetarët kryesisht nga Shkodra të cilët kanë qënë vendimtar në konfirmimin e tij në detyrë?

Gjyqtari Vjerdha,  jo vetëm se ka cënuar besimin e publikut, por  ka falsifikuar 50% të nënshkrimeve të 6244 shtetasve  të depozituara në “KPA”, institucioni  i cili në mënyrë të verbër,  i ka marë në konsideratë këto nënshkrime, pa kryer më parë një hetim të thelluar për personat që kanë nënshkruar këtë peticion të falsifikuar.

Nga informacionet që janë mbledhur nga ana e portalit tonë, nënshkrimet   e  6244 shtetasve  të depozituara në “KPA”,  50%  e tyre janë të falsifikuara dhe 50% janë të firmosura nga persona të cilët kanë qënë pjesë e krimit të organizuar.

Ju bëjmë me dije se gjyqtari Vjerdha,  në profesion nuk është gjyqtar,  por ai si fillim ka qënë një zejtar, dhe më pas ka qënë zdruktar, i punësuar në fushat e druve në malësinë e Shkodrës.

Ditët në vijim do tju publikojmë detaje nga personat e lidhur me krimin e organizuar që kanë nënshkruar  në favor të gjyqtyarit Vjerdha, dhe po ashtu  do tju tregojmë me fakte se si janë falsifikuar nënshkrimet nga ky gjyqtar, dhe më pas i ka  të depozituara në “ KP”.