Skandal: Gjyqtari “matrapaz” Ramiz Lala palë me krimin e organizuar/ ja si ka falsifikuar vendimet e gjykatës me qëllim favorizimin hajdutëve

Gjyqtari i gjykatës administrative Gjiorokastër Ramiz Lala,  u konfirmua në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash por në mënyrë korruptive. Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmo vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të lënë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Gjirokastër, Ramiz Lal ky vendim është I padrejtë dhe I ndikuar nga një oligark nafte I cili ka shtrirë tentakulat dhe në drejtësi.

Lala që ishte konfirmuar fillimisht nga “KPK” u përball me një hetim të dytë në kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit kryesisht pas denoncimit ndaj tij prej Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por me një pasuri të dyshimtë  të bashkëshortes së tij si çobane pulash, e cila sipas matrapazit Lala, ka krijuar të ardhura të jashtzakonshme , manovra dështrake këto të bëra me qëllim maniplimin e provave  përpara vetingut.

Por cili është  gjyqtari plepist I cili fallcifikon vendime me qëllimin e vetëm për të favorizuar krimin dhe hajdutërine.

Ditën e djeshme kemi deklaruar se kundër këtij gjyqtari matrapaz do të publikojmë me dhjetra vendime korruptive të cilët jepen në emër të Republikës nga një gjyqtar I korruptuar I cili nga fermer u bë gjyqtar.

Po ditën e djeshme ju kemi bërë me dije se gjyqtari i gjykatës administrative Gjiorokastër Ramiz Lala, është bërë palë me një biznesmen falsifikator i quajtur Llambro Zhupaj, i cili ushtron aktivitetin e mashtrimit në Sarandë.

Llambro Zhupaj është një biznesmen i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda,  ku prokuroria e Sarandës ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij, me 5 vjet e 6 muaj burgim, por  ky biznesmen është favorizuar nga matrapazi Lalai cili ka tentuar të bëhet pjesë e vjedhjeve të kësaj prone.

Prokuroria e Sarandës, ka akuzuar Llambro Zhupaj, për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda, pasi ky i fundit ka mashtruar në mënyrë të përsëritur ortakun e tij në biznes, shtetasin Vasil Qirko.

Sipas dosjes hetimore, Mentan Zhupaj, vëllai i Llambro Zhupaj, në datën 16 gusht 2006 dhe Vasil Qirko, kanë firmosur një kontratë për kryerjen e një investimi të përbashkët në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati, i cili do ndërtohej me shpenzimet e përbashkëta të dy biznesmenëve dhe sipas marrëveshjes edhe fitimi do ishte i njëjtë, 50 me 50.

Por pasi pallati ka qenë në përfundim e sipër, Llambro Zhupaj, vëllai i Mentan Zhupaj, me të cilin Vasil Qirko kishte firmosur marrëveshjen e investimit, i ka shitur 25 hyrjet e apartamentit që i takonin Qirkos.

Sipas dosjes hetimore, Qirko nuk ka fituar asgjë nga investimi në pallatin e ndërtuar në Sarandë.Kjo për shkak se të gjitha hyrjet janë shitur dhe për pasojë palët janë përfshirë në procese gjyqësore.Vasil Qirko ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, e cila pas hetimeve të kryera dhe ekspertimeve të vërtetësisë së firmave, ka dalë në konkluzionin se biznesmeni Vasil Qirko ishte mashtruar nga vëllai i ortakut të tij, Metan Zhupaj, shtetasi Llambro Zhupaj.

Prokurori i çështjes, vendosi të marrë të pandehur, Llambro Zhupaj për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda, duke e dërguar si të pandehur në gjykatës së Sarandës.

VEPRIMET KRIMINALE TË GJQTARIT “MATRAPAZ” RAMIZ LALA

Vendimi administrative me nr 779 datë 07.12.201 pa marrë rryshfet

 

Por këtë pasuri të vjedhur nga falsifikatori Metan Zhupaj dhe shtetasi Llambro Zhupaj , është munduar që në mënyrë korruptive tja legalizoj gjyqtari plepist Ramiz Lala, i cili për një çështje ka dhënë një vendim me dy përmbajtje të ndryshme ku tregohet qartë se si ky gjyqtar i inkriminuar ka falsifikuar vendimin.

Vendimi administrative me nr 779 datë 07.12.201 pas marrjes së rryshfetit është si më poshtë

 

 

 

Gjyqtari Ramiz Lala ka dhnë vendimin administrative me nr 779 datë 07.12.2016 , i cili na rezulton se është i falsifikuar, pasi në faqen e fundit gjyqtari në vendimin e parë të dhënë prej tij ka shkruar në përmbajtje se : padia e paditësit është e pa bazuar në ligj dhe prova dhe  për këtë fakt ajo duhet të rrëzohet.

Më pas gjyqtari në mënyrë korruptive dhe jo ligjore ka dhënë një kopje të dytë të vendimit  administrative me nr 779 datë 07.12.2016 ,ku po në përmbajtje  shkruan se: padia e paditësit është e bazuar në ligj dhe prova dhe  për këtë fakt ajo duhet të pranohet.

Gjyqtari matyrapaz lala ka dy qëndrime për këtë çështje, pa marrë rryshfetin padia e paditësit është e pa bazuar në ligj dhe prova dhe  për këtë fakt ajo duhet të rrëzohet  dhe mbas marrjes së rryshfetit padia e paditësit është e bazuar në ligj dhe prova dhe  për këtë fakt ajo duhet të pranohet.

Pra dyshohet se gjyqtari Ramiz Llala është përfshirë në afera korruptive,  pasi ka ndryshuar vendimin në thelb në mënyrë kriminale dhe jo ligjore, këtë fakt nuk e ka bërë nga padija dhe mosnjohja e ligjit, pasi Lala ka funksionin e gjyqtarit që nga koha e plepave dhe është unik në llojin e tij.

Skeni parë gjë akoma.