Gjyqtari i gjykatës administrative Gjiorokastër Ramiz Lala, u konfirmua në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash por në mënyrë korruptive. Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmo vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të lënë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Gjirokastër, Ramiz Lal ky vendim është I padrejtë dhe I ndikuar nga një oligark nafte I cili ka shtrirë tentakulat dhe në drejtësi.
Lala që ishte konfirmuar fillimisht nga “KPK” u përball me një hetim të dytë në kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit kryesisht pas denoncimit ndaj tij prej Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por me një pasuri të dyshimtë të bashkëshortes së tij si çobane pulash, e cila sipas matrapazit Lala, ka krijuar të ardhura të jashtzakonshme , manovra dështrake këto të bëra me qëllim maniplimin e provave përpara vetingut.
Por cili është vetting në Shqipëri? A është ai real apo bëhet me qoka oligarkësh nafte ?
Gjyqtari i gjykatës administrative Gjiorokastër Ramiz Lala, është nga të paktë gjyqtar plepistë që kanë kaluar vetingun kjo me ndikimin e bosëve të naftës shqiptare të cilët nuk komandojnë vetëm cmimin e naftës por edhe atë të drejtësisë.
Kjo na bën të dyshojmë se vetingu komandohet nga krimi dhe nga oligarkë të cilët kalojnë gjyqtar plepist si Ramiz Lala.
Oligarkët nuk po komandojnë vetëm çmimin e naftës, por haptaz ndiokojnë dhe në drejtësi duke kaluar gjyqtarë si Ramiz Lala, i cili është jo pak i njohur për bëmat e tij korruptive, i cili bëhet palë me krimin dhe në çdo rast jep vendime kriminale, me të vetmin qëllim shëndoshjen e xhepit të tij dhe nuk ka si qëllim realizimin e drejtësisë.
Gjyqtarit të vetinguar Ramiz Lala do ti çjerrim maskën me dhjetra vendime të dhëna në favor të krimit, dhe që ështrë bërë palë me padrejtësinë duke u bërë kështu mashë në duart e krimit të organizuar.
Gjyqtari i gjykatës administrative Gjiorokastër Ramiz Lala, është bërë palë me një biznesmen falsifikator i quajtur Llambro Zhupaj, i cili ushtron aktivitetin e mashtrimit në Sarandë.
Llambro Zhupaj është një biznesmen i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, ku prokuroria e Sarandës ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij, me 5 vjet e 6 muaj burgim, por ky biznesmen është favorizuar nga matrapazi Lalai cili ka tentuar të bëhet pjesë e vjedhjeve të kësaj prone.
Prokuroria e Sarandës, ka akuzuar Llambro Zhupaj, për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda, pasi ky i fundit ka mashtruar në mënyrë të përsëritur ortakun e tij në biznes, shtetasin Vasil Qirko.
Sipas dosjes hetimore, Mentan Zhupaj, vëllai i Llambro Zhupaj, në datën 16 gusht 2006 dhe Vasil Qirko, kanë firmosur një kontratë për kryerjen e një investimi të përbashkët në qytetin e Sarandës.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati, i cili do ndërtohej me shpenzimet e përbashkëta të dy biznesmenëve dhe sipas marrëveshjes edhe fitimi do ishte i njëjtë, 50 me 50.
Por pasi pallati ka qenë në përfundim e sipër, Llambro Zhupaj, vëllai i Mentan Zhupaj, me të cilin Vasil Qirko kishte firmosur marrëveshjen e investimit, i ka shitur 25 hyrjet e apartamentit që i takonin Qirkos.
Sipas dosjes hetimore, Qirko nuk ka fituar asgjë nga investimi në pallatin e ndërtuar në Sarandë.Kjo për shkak se të gjitha hyrjet janë shitur dhe për pasojë palët janë përfshirë në procese gjyqësore.Vasil Qirko ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, e cila pas hetimeve të kryera dhe ekspertimeve të vërtetësisë së firmave, ka dalë në konkluzionin se biznesmeni Vasil Qirko ishte mashtruar nga vëllai i ortakut të tij, Metan Zhupaj, shtetasi Llambro Zhupaj.
Prokurori i çështjes, vendosi të marrë të pandehur, Llambro Zhupaj për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda, duke e dërguar si të pandehur në gjykatës së Sarandës.
Por këtë pasuri të vjedhur nga falsifikatori Metan Zhupaj dhe shtetasi Llambro Zhupaj , është munduar që në mënyrë korruptive tja legalizoj gjyqtari plepist Ramiz Lala, për të cilin në ditën e nesmërme do tju publikojmë më shumë fakte për këtë mega-korrupsion.
Nga ana e In-front.org do tju publikohen fakte se si gjyqtari Lala, ka kaluar vetingun pa meritë, i favorizuar nga lidhjet kriminale të këtij gjyatari me oligarkë të naftës në Shqipëri, cili ka qënë oligarku i naftës cili ka ndikuar në veting të kaloj këtë matrapaz gjyqtar? Por njëkohësisht do të publikohen dhe me qindara raste korruptive të kryera nga ky gjyqtar dhe se si veting ka mbyllur sytë, për të cilin in-front.org ka depozituar dhe kallzim në “ SPAK”.