Procesi i vetingut nuk po ecën në ritmet e duhura dhe me qëllim po zvarritet nga komisionerët dhe aq më tepër që ka dyshime për veprime korruptive vetëm për shtyrje të vetingut. Po të shikojmë në faqen e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, vetëm dy muajët e fundit janë dhënë një numër i vogël vendimesh duke u bërë kështu pengesë e qartë për për mbarvajtjen e drejtësisë.
Por problemi është se vendimet janë dhënë në shkelje të ligjit. Në nenin 55 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” thuhet se KPK duhet ta japë verdiktin final për një subjekt rivlerësimi në përfundim të seancës dëgjimore. “Vendimi i Komisionit merret me votim të hapur dhe me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të trupit gjykues. Nëse gjatë vendimmarrjes ka qëndrime të ndryshme nga ai i shumicës, komisioneri i mbetur në pakicë arsyeton me shkrim mendimin e tij. Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të shkruajë një mendim ndryshe/paralel që i bashkohet vendimit. Procesverbali i bisedimeve të çështjes mbahet nga personeli i regjistrit të Komisionit. Vendimi shpallet në fund të seancës dëgjimore”, thuhet aty.
Mirëpo një përcaktim i tillë është shkelur hapur nga KPK sepse asnjëherë vendimi për një gjyqtar a prokuror nuk është dhënë në përfundim të seancës dëgjimore, por është shtyrë për një ditë tjetër. Zakonisht është marrë një javë kohë për të dhënë vendimin e konfirmimit ose të shkarkimit, por ka edhe nga ato raste kur në fillim është caktuar data e dhënies së verdiktit dhe më pas është shtyrë sërish.
Por ajo që është me evidente dhe që është më korruptive lindin dyshime se këto shtyrje janë bërë me qëllim që të favorizojnë subjekte të caktuara si prokuror dhe gjyqtar.
Këto dy muajët e fundit janë një shëmbull i qartë i zvarritjeve korruptive dhe favorizimit të subjekteve të posaçme që janë duke u gjykuar nga KPK.
Vonesat me marrjen e vendimeve nuk është problemi i vetëm i konstatuar në punën e organeve të vetingut. Zvarritje ka edhe tek zbardhja e vendimeve.