Skandalet nuk kan të sosur në veting, institucion që mesa duket e ka marrë të tatëpjetën, duke u bër qesharak.
Në të gjitha medjat është publikuar fakti se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija.
Koordinatorja për mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta se ndaj Etleda Çiftjas rëndojnë akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Po ashtu, Krasta sqaroi se deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Komisionerja Etleda Çiftja nuk ka reaguar por vijon punën normalisht dhe nuk i përgjigjet ligjit dhe ashtu siç është zgjedhur në kundërshtim me ligjin po vijon detyrën po në kundërshtim me ligjin.
Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit.
Si në jurisprudencë, por edhe në fakt gjyqtari gjykon të pandehurit, por rasti i Etleda Çiftes, është unik dhe është rasti i vetëm në botë, që nje pandehur gjykon gjyqtarët dhe prokurorët.
Përgjegjës për këtë skandal janë komisionerët të cilët po e favorizojnë etleda ciften në kundërshtim të hapur me ligjin Nr.84/2016 Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë I cili shpjegon në mënyrë specifike në nenin 17 Procedurat për shkarkimin e anëtarit të institucioneve të rivlerësimit
- Në rast se ka të dhëna të mjaftueshme nga burime të besueshme se anëtari i institucioneve të rivlerësimit ka kryer një shkelje disiplinore, ndaj tij fillon hetimi disiplinor. Subjektet që mund të kërkojnë fillimin e hetimit disiplinor janë:a) çdo komisioner për komisionerët;, pra komisonerët nuk I kërkojnë KPA proçedim displinor.
Nga ana e portalit Infront, janë vënë zyrtarisht në djeni komisionerët për këtë fakt të kundraligjshghëm, dhe janë njoftuar zyrtarisht Etleda Çiftja , Roland Ila , Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi dhe komisionerja Firdes Shuli.
Nëse edhe me djeni të plotë nuk do të meren masa për fillimin e hetimit displinor, atëher kundër këtyre komisionerëve do të meren masa për kallzim penal pasi me djeni të plotë po shpërdorojnë detyrën .