Skandal: Kompania “Salillari” po mashtron banorët e Unazës së Re/po përfiton në mënyrë të jashtligjshme 100-500 euro personi për ndërtimin e trotuarëve.

Kompania “Salillari”, që ka marrë përsipër të ndërtojë dy nga tre segmentet e projektit “Unaza e Re” vazhdon në mënyrë perjodike vjedhjet jo vetëm kundër shtetit por tani ka filluar të vjedhin edhe qytetarët.

Duke qënë se Kompania “Salillari”  ka përfituar për ndërtimin e unazës së re për  një  1 km  rrugë 30 miln euro, nuk  është mjaftuar me kaq por ka filluar të vjedhin dhe banorët e zonës  në zonën e Unazës së Re.

Mallkimi i Unazës së Re me hije skandalesh vazhdon duke u thelluar çdo ditë me vjedhje dhe mashtrime duke mos mjaftuar vetëm me përvetsimin e fondeve publike por kjo kompani është duke mashtruar dhe banorët e zonës duke ju vënë një taksë vetëm me qëllim ndërtimin e trotuarëve anës Unazës së Re.

Kohët e fundit kompania Sallillari është përfshirë  në një skemë mashtrimi   e cila për për zhvillimin e segmentin nga mbikalimi tek Pallati me Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja ju kërkon banorëve të kësaj zone nga 100 deri në 500 euro për shtrimin me trotuare të kësaj rruge.

Skandali konsiston në faktin se as Autoriteti Rrugor, as Komisioni i Prokurimit Publik, nuk e kanë konstatuar dhe janë në në bashkpunim në këtë vjedhje.

Këtë mega skandal që po kryen shoqëria “Salillari” nuk e ka konstatuar as policia dhe as krimi ekonomik .