Skandal në Spitalin e Kuçovës,69-vjeçari u vdes në dorë mjekëve , drejtoresha Matilda Plaku dhe stafi në fushatë me Hajdarin dhe Çuçin, Spitali i Kuçovës e mbuloi e fshehu vdekjen

Fushata elektorale ka sjellë viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. Një i sëmurë ka ndërruar jetë si pasoj e mjekimit të pakujdesshëm, pasi drejtoresha e spitalit Matilda Plaku dhe stafi i saj ishin në fushatë me Hajdarin dhe Çuçin dhe nuk ishin në shërbim. Mungesa e stafit nuk pranadaloj vdekjen e të ndjerit 69 vjeçardhe kjo njgjarje është mbuluar nga policia e shtetit me urdhër të ministrit Çuçi.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.Një 69-vjeçar,që vuante prej vitesh nga probleme në mushkëri kishte shkuar për të bërë një gjilpërë në ambulancën e fshatit pasi ndihej keq.

Ai ka shkuar në Qendrën Shëndetësore Kozare rreth orës 11:15 minuta të mesditës së të Shtunës,në datën 1 Maj dhe pasi ka bërë një gjilpërë ka filluar të ndihet keq,të rrahurat e zemrës i janë shtuar dhe për shkak se po rrezikonte një arrest kardiak ai është transportuar nga djali i tij në Spitalin e Kuçovës.

Edhe pse Raman Mara mbërriti me shenja jete rreth orës 12:00 në Spitalin e Kuçovës,në Repartin e Urgjencës nuk kishte asnjë mjek apo infermier që të kujdesej për të.Ka qënë vetë djali i viktimës,Eduart Mara,ai që ka deklaruar se gjilpëra që mjeku i Qendrës Shëndetësore Kozare Arun Toska i ka bërë babait të tij i bëri menjëherë reaksion.

Ai ka pohuar gjithashtu se pasi ndenji 20 minuta pa e prekur askush në Spitalin e Kuçovës,mbërriti mjeku Viktor Kote ka ardhur dhe e ka nisur me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,për ta ngecur fajin gjetkë.

Shëtitja “pa sens” dhe në gjendje të rënduar e 69-vjeçarit i mori atij jetën brenda ambulancës që po e transportonte në Spitalin e Beratit.Raman Mara vdiq brenda ambulancës dhe në Spitalin e Beratit mbërriti pa shenja jete rreth orës 13:30 minuta.

Për këtë arsye mjekët e transportuan në Repartin e Morgut për shkak se shkaqet e vdekjes së tij ishin të paqarta por edhe këtu ka ndërhyrë mjeku Viktor Kote,që ka firmosur se vdekja ishte natyrale dhe ka urdhëruar marrjen e trupit të viktimës nga familjarët.

Skandali vijon më tej pasi mjeku,jo vetëm që kërkonte me çdo kusht që vdekja të mbulohej shpesht e shpejt me dhe por duhet të justifikonte edhe neglizhencën totale të kolegëve të tij,që për shkak të pjesëmarrjes së tyre në fushatën elektoralë të Kreshnik Hajdarit i kishin lënë të gjitha pavionet e Spitalit të Kuçovës në mëshirë të zotit.

Frika e nisjes së hetimeve bëri që kjo vdekje të mos raportohej nga mjeku Kote as në polici dhe as në prokurori dhe viktima u varros në orën 14:00 të së Djelës në varrezat e fshatit Ferras në Kozare,ku jeton familja Mara.

Për shërbimin funeral u kujdes posaçërisht Funeral Harun Toska,me të cilin bashkëpunon ky mjek,që mbuloi skandalin e kësaj vdekjeje tragjike.Sigurisht që në fshehjen e të vërtetës së vdekjes së Ramanit ka gisht edhe drejtoresha e Spitalit të Kuçovës Matilda Plaku,që-sipas burimeve brenda spitalit-kishte 3 javë që nuk shkonte në zyrë për shkak të nagazhimeve të saj elektorale.

 

Pas kësaj vdekjeje misterioze menjëherë lindin shumë pyetje…Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë vdekje? Kush duhet të japë llogari për faktin se viktima u la pa shërbim mjekësor për minuta të tëra në Spitalin e Kuçovës? Pse drejtoresha Matilda Plaku detyroi mjekun të largonte kufoma nga morgu i Beratit? Pse i duhej Plakut varrosja e menjëhershme e trupit të 69-vjeçarit,pa u plotësuar ende skeda e tij e vdekjes? Pse nuk u njoftua as policia dhe as prokurori nga mjeku?????? Pse ky i moshuar u mbulua me dhe pa u bërë më parë drejtësi për të?????