Skandal:Degjeneron biseda më studentët dhe komisioneres Valbona Sanxhaktari/ S’ mund ta konceptoj që një femer të ketë vetëm një lidhje…

Mësimdhënia është një tjetër fushë ku komisionerja  Valbona Sanxhaktari ka derdhur të gjithë kontributin me bagazhin e cekët “intelektual” që e karakterizon, si pedagoge që prej vitit 2006.

Kjo komisionere na ka iluminuar me mençurinë e saj duke u dhënë studentëve mësimet për jetën me moton që edhe vetë zbaton. “Nuk mund ta konceptoj që një femer të ketë vetëm një lidhje”… Kjo është fraza që shprehimisht u ka thënë studentëve gjatë një ore leksioni në një universitet privat. Mesa duket komisionerja ka tentuar të bëjë orën sa më emocionuese duke gjetur taktika të reja argumentimi, por rrugës biseda ka degjeneruar.

Etika e mësimdhënies është një fjalë që nuk ekziston në leksikun e Valbonës. Mesa duket komisionerja është frymëzuar nga jeta e saj private dhe ka dashur t’u jap mend të tjerëve. Mos vallë të njëjtën ide i ngulit në kokë edhe fëmijëve të saj!!? Duhet theksuar që komisionerja po shijon beqarinë që pas ndarjes nga bashkëshorti. E gatshme për eksperienca të reja që mbartin pas vetes përfitime të medha monetare.

Zbulimi i këtij detaji të rëndë vë në pikëpyetje të madhe se si është bërë i mundur filtrimi i emrit të saj pasi u  përzgjodh nga maxhoranca socialiste për të qenë pjesë e trupave që po realizojnë procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Mënyra se si është artikuluar para studentëve të saj vë në dyshim integritetin moral dhe profesional pasi edhe pse e paaftë, çuditërisht Valbona Sanxhaktari konsiderohet si një prej zyrtareve më jetëgjata në postet drejtuese të qeverisë socialiste. Përse vallë….