Racizmi në kampionatin italian është kthyer në një problem të madh gjatë javëve të fundit. Pas polemikave të shumta që u bënë në rastin e Lukakut për shkak të racizmit nga tifozeria e Juventusit, një tjetër rast tashmë është kryefjalë në Itali.
Në ndeshjen e javës së fundit mes Lacios dhe Torinos, tifozeria vendase ka ofenduar gjatë gjithë ndeshjes futbollistin e torinezëve, Jan Karamoh. Megjithatë, më shumë se racizmi i treguar, problem është fakti se askush nga zyrtarët e ndeshjen nuk e kanë raportuar diçka të tillë dhe në procesverbalin e ndeshjes, nuk thuhet se ka pasur racizëm nga tifozët.
Mediat italiane e kanë cilësuar të turpshme diçka të tillë duke bërë edhe një paralelizëm me rastin e Lukakut. Kur për këtë të fundit u bë ndërhyrje nga vetë presidenti Gravina, për Karamoh nuk reagon askush. “Karamoh nuk është Lukaku”, ishte titulli i gazetës “Tuttosport” ditën e sotme, duke dhënë një mesazh të qartë se në Itali po përdoren dy standarde në gjykimin e rasteve.