Skandalet për antaren e KPA Ina Rama skanë të sosur/ Shkarkon gjyqtar me urdhër partie, pak kohë më parë është operuar dhe nga “hemorroidet”
Skandali i aplikacionit “Aktivisti” të Edi Ramës përfshin një pjesë të zyrtarëve më të lartë të sistemit të drejtësisë.
Sistemi elektronik është krijuar nga socialistët, me qëllim shpërndarjen dhe komentet pozitive në rrjete sociale për deklaratat apo qëndrimet e kryeministrit e ministrave. Për shumë ekspertë, ky aplikacion është një formë shantazhi, sidomos ndaj administratës publike, për të siguruar që ata janë mbështetës të qeverisë.
Një listë e anëtarëve të aplikacionit ‘Aktivisti” është publikuar mbrëmjen e së martës nga “Syri”. Lista emërore tregon se, përveç zyrtarë administrativë, në rrethin e personave që i janë atashuar platformës partiake janë edhe zyrtarë të lartë të “Drejtësisë së Re”, të cilët i janë trumbetuar opinionit publik si ajka e juristëve dhe të pavarur nga politika.
Në listë spikasin emrat e ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, aktualisht anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e cila mesa duket vendos për fatin e gjyqtarëve me urdhër partie.
Të gjitha dyshimet kanë qënë se Ina Rama është përdorur nga partia në pushtet dhe njëkohësisht naga ana e Infront është publikuar se kjo antare e KPA ka qënë dhe bashkpuntore e “SHISH”.
Në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut” kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit.
“Homeland Justice” publikuan të dhënat e vetë kreut të SHISH, Helidon Bendo dhe familjarëve të tij. Aty dolën të gjitha të dhënat personale të Bendos. U publikuan numrat e telefonit, adresa e saktë, makinat që ka në zotërim ai dhe bashkëshortja e tij.
Janë publikuar numri i kartës së identitetit dhe të gjitha numrat e pasaportave që zotëron (të zakonshme apo diplomatike). Janë të publikuara të gjitha hyrjet dhe daljet e kreut të SHISH nga territori shqiptar.
Por ajo që bije më shumë në sy është fakti se pjesë e punonjësve të SHISH është dhe Ina Rama, e cila ka pasur detyrën e Prokurores së Përgjithshme dhe aktualisht është antare e “KPA” njëkohësisht punonjëse e SHISH është dhe Firdes Shuli.Në listën e punonjësve të SHISH, është dhe avokati Ramiz Billa.
Ina Ramaështë e njohur edhe për skandalet në drejtësi, në kohën kur ka qënë prokurore e përgjithshme, ka pasur nën hetim disa çështje të cilat lidheshin me investimet ruse në shqipëri dhe pikërisht të oligarkut Oleg Deripaska.
Duke qënë se Ina Rama ishte duke e hetuar dhe para se të dilte në konkluzion ka ndikuar në mënyrë të paligjshme Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, I cili pak ditë më parë është arrestuar për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.
Për këtë nder të kryer tashmë nga Ina Rama e cila ka zhdukur dosjen e Oleg Deripaskës , dyshohet se Charles McGonigal, ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, ka ndikuar te miku i tij Edi Rama, për të vendosur në në krye të KPA ish prokuroren Ina Rama.
Ish-kryeprokurorja Ina Rama, e cila tashmë është relatore në Komisionin e Posaçëm të Apelit, i njohur ndryshe si shkalla e dytë e vettingu për prokurorët dhe gjykatësit është vlerësuar me “notë negative” nga monitoruesit ndërkombëtarë.
Ajo ka marrë më shumë se çdo relator tjetër mendim pakice në vendimmarrjet e saj. Mendimi i pakicës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka vlerë jo vetëm për cilësinë e vendimmarrjes, por edhe për të demonstruar rëndësinë profesionale që anëtarët i japin procesit të vlerësimit nga ana e tyre.
Në rastin shqiptar mendimi në pakicë, sidomos në çështje me sensibilitet të lartë publik është deri diku edhe tregues integriteti, por në rastet e njohjeve personale apo mjedisit të jashtëm ndikues, votat në pakicë mund të jenë edhe çështje pragmatizmi.
Por si është e vërteta dhe pse Ina Rama është vlerësuar me “notë negative” nga monitoruesit ndërkombëtarë?
Ky fakt është konstatuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe për këtë arasye e kanë vlerësuar me “notë negative”.
Nga informacionet kofidenciale që infront ka marrë rezulton se Ina Rrama është operuar dhe nga “hemorroidet” operacion ky delikat dhe në vënde intime.