Skandal:Gjykata përmet e përfshirë në veprimtari kriminale/ Favorizon kryetrafikantin e përmetit Shefin e policisë Shpëtim Makashi
Pak ditë më parë me buj të madhe u publikua një skandal i kryer nga ana e policisë së shtetit me në kryetrafikantin e përmetit Shefin e policisë Shpëtim Makashi.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për Vlorën dhe Gjirokastrën, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Përmetit ndaj zyrtarëve të Policisë, vendimi i cili ka ardhur pas një hetimi përreth 5 muaj, ndërsa zyrtarët Policisë akuzohen për shpërdorim detyre.
MASA E SIGURISË
Pas nisjes së hetimeve nga ana e strukturave të posaçme, shefi i Komisariatit të Policisë së Përmetit, Petrit Gjokaza, është pezulluar nga detyra deri në një vendim përfundimtar ndaj tij. Gjatë së dielës, është vendosur në “Arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra për ish-shefin e Krimeve të Komisariatit të Përmetit, Shpëtim Makashi, i cili aktualisht ishte me detyrë specialist në Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës. Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra edhe inspektorët, Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj, me detyrë n/ specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Detyrim me paraqitje” dhe “Pezullim nga detyra”.
ARRESTIMI
Në prangat e Policisë së Përmetit ka përfunduar edhe kryeplaku i fshatit Frashër, Klodijan Mustafa, 43 vjeç. Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë se Përmetit. Me urdhër të Gjykatës janë pezulluar nga detyra edhe shtetasi, Joan Allamani, me detyrë inspektor Pyjesh që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë me paraqitje.
HETIMET
Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Vlorë-Gjirokastër ka arritur të zbulojë një sasi bimësh narkotike, të mbjella në parcela në zonën e fshatit Zavalan, Përmet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, ndërsa vazhdon puna, sipas njoftimit, për dokumentimin e veprimtarisë së kundërligjshme të subjekteve të tjerë të këtij procedimi, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë vepër penale.
SKANDALI KORRUPTIV I NDODHUR NË GJYKATËN PËRMET
Shpëtim Makashi, i cili aktualisht ishte me detyrë specialist në Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës, i cili shquhet si një narkopolic dhe trafikant , që në kohën kur ky i fundit ka qënë OPGJ i narkotikëve në fshatin e Lazaratit simbol botror i lulëzimit të drogës i favorizuar nga policia.
Shpëtim Makashi i cili dyshohet se me lekët e krimit dhe narkotikëve, ka korruptuar gjykatën provinciale të qytetit të Përmetit, e përfaqsuar nga gjyqtare Yrvet Shkreli, e cila është kallzuar nga ana e prokurorit Asllan Bajramaj kohë më parë, për nxjerrje të sekreteve hetimore, e cila në mënyrën më kriminle vazhdon të ushtroj detyrën e gjyqtares dhe në ditët e sotme pvarasisht veprës penale të kryer nga kjo e fundit.
Nga ana e Gjykatës është vendosur në “Arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra për ish-shefin e Krimeve të Komisariatit të Përmetit, Shpëtim Makashi por në mënyrë të çuditshme është ndryshuar kjo masë brënda 5 ditëve në kohën e verifikimit të kushteve të saj veprim ky i bërë pa asnjë shkak dhe bazë ligjore.
Gjykata në ka vepruar në mënyrë korruptive dhje në kundërshtim me dispozitat urdhëruese që janë përcaktuar qartë në nenn 260 të K.Pr.Penale që ka të bëj me Revokimin dhe zëvendësimi i masave të sigurimit personal.
Sic e përmëndëm më lartë ky vendim gjyqësor i dhënë për trafikantin me titull polic është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe dukët qartë se korrupsioni ka bërë të vetën.
Në cdo rast interpertimi i dispozitave te K.Pr.Penale neni 260/2 dhe 244/3 është zbatuar në mënyrë korruptive dhe me dashje duke i dhënë mundësi autorit të veprës penale Shpëtim Makashi të trafikoj lëndën narkotike të kultivuar.
Çudirat për këtë shef narkotrafikant (Shpëtim Makashi) , nuk kanë të sosur pasi në vitin 2017 , i është vjedhur nga një hajdut, një kamion me lëndë narkotike e kultivuar në malet e përmetit, dhe që ishte gati për treg.
Gjyqtarja në gjithë arsyetimin e saj është shprehur se ekziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova mbi kryerjen e veprës penale nga i dyshuari Shpëtim Makashi, ka qënë pjesë e kultivimit të lëndëve narkotike por nga ana tjetër në mënyrë më kriminale të mundur zevendeson masën e sigurimit ndaj te dyshuarit, brënda 5 ditëve nga zbatimi i saj.
Gjyqtarja nuk ka qënë në rastet e zëvëndësimit të masës së sigurimit personal me një më të lehtë parashikuar nga neni 260/2 i K.Pr.Penal, e megjitheatë vendos pranimin e kërkesës dhe zëvëndësimin e masës së sigurimit, ky fakt na krijon bindjen e një veprimi korruptiv dhe favorizues nga gjykata.
Në këto kushte Gjykata mund të mos pranonte kërkesën e trafikantit Makashi, pasi ka bindjen dhe provat të cilat tregojnë për kryerjen e veprës penale dhe e vendosur më parë për një masë tjetër.
PROKURORIA
Shpresojmë që organi i akuzës përfasuar nga një prokuror dinjitoz dhe serioz në kryerjen e detyrës, siç është Asllan Bajramaj, i cili në shumë raste ka qënë vendimtar dhe i guximshëm në luftën kundër krimit, të kryej detyrën deri në fund duke ankimuar vendimin korruptiv dhe të paligjshëm të gjykatës provinciale të Përmetit.