Skandali i publikimit të një database ku paraqiten të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptare, kryesisht të rrogave të secilit prej 680 mijë qytetarëve ku mes tyre ishin edhe personazhet publikë politikanë dhe moderatorë të ndryshëm, ka sjellë një reagim të menjëhershëm edhe nga mediat ndërkombëtare.
Ky fakt, ka tronditur jo vetëm opinionin publik shqiptar, por ka bërë jehonë edhe në mediat në Ballkan dhe Evropë.
“Euroactiv” shkruan në artikullin e saj se kjo është hera e dytë që rrjedhin të dhëna personale të qytetarëve në Shqipëri, pas sistemit të patronazhistëve, pak para zgjedhjeve vendore të 25 prillit.
“Nëseurope.fr” po ashtu i ka kushtuar një shkrim publikimit të të dhënave. Skandali është komentuar edhe në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut. Është agjencia e lajmeve Mia, e cila hapet me titullin:
“Skandali trondit Shqipërinë!”. Lajmi ka gjetur vend edhe në Serbi. Këtë herë është media “Kurir” e cila shkruan: “Skandal i rëndë në Shqipëri. Publikohen të dhënat personale dhe shumat e pagave të mbi 63 mijë qytetarëve”.