Skandali: “Malokja” Genta Bungo drejt shkarkimit

Para zyrave të Komisionit të Vetting-ut në Tiranë po zhvillohet një protestë nga shoqëria civile kundër diskriminimit. Protesta erdhi pas irritimit nga diskriminimi krahinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët arrijnë të kalojnë në filtrat e vetingut.

Gjithçka nisi pas seancës ndaj kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, ku u hodhën pretendime se procesi ndaj saj ishte i iniciuar për arsye krahinore.

Në disa SMS që ka lexuar përpara KPA, Imeraj ka deklaruar se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e prokurores së Tiranës për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.

“Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ajo u përgjigj duke qeshur: ‘Çfarë të duhet, një maloke më pak? Madje nga Tropoja. Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, tha Imeraj duke lexuar mesazhin.

Qytetarët deklaruan se nuk do të ndalen deri sa të shkarkohet komisionerja Genta Bungo.