Skandali me uniformat/ Hoxha: Duhet të ishte uniformë. Por është poliformë. Fatkeqesisht…

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar detaje nga uniformat e policisë të cilat janë vënë re ditën e djeshme gjatë ceremonisë së prezantimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Hoxha shkruan se uniformat e Nanos dhe Ardi Veliut, ndonëse me ligj duhet të ishin njësoj ato kishin shumë ndryshime, duke filluar nga kapelja dhe deri te stema.

“Dy uniforma te ndryshme qe sipas ligjit duhet te ishin njesoj. Me 5 ndryshime qe me rastin e kesaj ceremonie te rendesishme ku u prezantua lideri i ri Z. Gledis Nano dallohet qe nga ornamentet e kapeles. Tek kapelja e njerit kordoni me i gjere  dhe tek e tjetrit po ashtu drejtues i larte, kordoni me i holle.  Streha e kapeles po ashtu ndryshe cdonjera. Kordoni i krahut ne dy kahe te ndryshme. E katerta stema e policise ne xhepin e majte dhe e pesta stema ne xhepin e djathte”, shkruan ajo.

Sipas Hoxhës kjo ceremoni na shërbeu për të kuptuar edhe njëherë se korrupsioni nuk zbulohet vetëm duke i kapur në flagrancë të korruptuarit  duke marrë valixhe me para, por edhe kështu.

Prandaj, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të rihapë letrat e skandalit të tenderit të uniformave të policisë dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për vjedhjen e tenderit të tyre duhet të përfundojnë në burg.

Postimi i plotë:

Poliforma…

Duhet te ishte uniforme.  Por eshte poliforme. Fatkeqesisht

Te dy ata, njeri qe iku dhe tjetri qe mori drejtimin e Policise se Shtetit  mbanin veshur poliformen e policise se shtetit. Te paunifikuar. Dikush duhet te akuzohet penalisht para drejtesise per vjedhjen me tenderin e uniformave te policise dhe ata nuk jane vetem disa specialiste periferike . Nese duhen prova, ja cilat jane:

Dy uniforma te ndryshme qe sipas ligjit duhet te ishin njesoj. Me 5 ndryshime qe me rastin e kesaj ceremonie te rendesishme ku u prezantua lideri i ri Z. Gledis Nano dallohet qe nga ornamentet e kapeles. Tek kapelja e njerit kordoni me i gjere  dhe tek e tjetrit po ashtu drejtues i larte, kordoni me i holle.  Streha e kapeles po ashtu ndryshe cdonjera. Kordoni i krahut ne dy kahe te ndryshme. E katerta stema e policise ne xhepin e majte dhe e pesta stema ne xhepin e djathte.

Kjo ceremoni na sherbeu dhe njehere te kuptojme se korrupsioni nuk zbulohet vetem duke i kapur në flagrancë  te korruptuarit teksa janë duke marre valixhet me para.

Korrupsioni dallohet edhe keshtu, ne nje ceremoni , ku uniforma e nje zyrtari te larte te Policise nuk i ngjan tjetrit. Kjo eshte nje prove qe duhet ta rizgjoje SPAK , te rihape letrat e skandalit te tenderit te uniformave te policise dhe te mos mjaftohet me firma nepunesish qe aprovuan tenderin disa milionesh .

Mbas kesaj ceremonie ku qartazi nuk dime me se cila eshte uniforma e sakte e policise se shtetit , dhe kesaj radhe nuk behet fjale per police rrugore as te rolit baze, Por per zyrtaret me te larte te saj qe te perbashket ne uniforme kishin vetem ngjyren dhe kopsat e xhaketes.

SPAK te rihape letrat.  Te shfletoje shkresurinat, te tejkaloje anetaret e KVO qe u perfshine ne tenderin e unformave te Policise se Shtetit dhe te shkoje lart.

Ashtu si duhet te hetohen tenderat e automjeteve te RENEAS,  me te cilet oficeret e specialeve udhetojne ne aksione te ngarkuar ne automjete te pershtatur vetem sepse dikush duhet te fitonte edhe dhjamin e pleshtit.  Ashtu si duhet te shikoje tenderin per rikonstruksionin e Akademise se Sigurise.

Dhe ne mos u befte kjo, te shkruhet nje ligj ku mos te ‘peshkohen” vetem nepunes periferike qe u binden shefave ne tendera. Por te jete  me detyrim, ne cdo tender te firmose edhe titullari, eprori, ministri , drejtori i pergjithshem. Mjaft me delegime

Jo me zyrtare policie te veshur me uniforme Policie te paunifikuar . Jo me police te keqveshur.

Ndryshe mos i kerkoni llogari atij policit ne rreshtore se e kishte neglizhuar solemnitetin e kapeles. As atij qe i eshte zberthyer nje kopse.

Nje uniforme policie e vjedhur , quhet poliforme dhe kushdo qe e ka prekur solemnitetin me qellimin e paster per te fituar ne tendera dhe te perzgjedhur  kryen nje krim . Ndaj kushdo qofte ai , duhet te shkoje ne burg.