Skandal:Vetingu i dy fytyrave kaloi në mënyrë kriminale Gjyqtarin Enton Dhimitri / dhe ngel në mënyrë kriminale gjyqtaren e ndershme Semiramis Hoxholli

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Semiramis Hoxholli u shkarkua nga detyra më 24 shtator, pasi u konstatua se nuk kishte deklaruar dënimin e vëllait të saj në Greqi për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, që u konsiderua si kontakt i papërshtatshëm.

Në kriterin profesional nuk janë gjetur probleme domethënëse, ndërkohë që u vendos mospenalizimi i këtij subjekti rivlerësimi për transferimin e një shume monetare të konsiderueshme në Kinë kur ajo ishte studente, për llogari të pedagogut të saj që ishte dhe biznesmen.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Hoxholli u krye nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Suela Zhegun.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar se Hoxholli e ka plotësuar saktë formularin e deklarimit të pastërtisë së figurës, si dhe nuk ka gjetur probleme në këtë kriter. Por, megjithëse DSIK ka konkluduar përshtatshmërinë e këtij subjekti për të vazhduar detyrën, KPK ka mësuar nga burime të paspecifikuara se vëllai i saj ka qenë i dënuar në shtetin grek për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë në të njëjtat kushte ishte dhe gjyqtari tjetër i Gjykatës së Apelit Gjirokastër Enton Dhimitri  i cili mesa duket është favorizuar në mënyrë kriminale nga ana e KPK duke e trajtuar në mënyrë të ndryshme në krahasim me Hoxhollin vetëm për faktin e dyshuar korruptiv të cilin do tjua publikojmë ditët në vijim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi se kunati i tij ishte arrestuar me drogë në Greqi dhe gjyqtari nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin e pastërtisë së figures ashtu siç kishte vepruar dhe gjyqtarja Hoxholli, por vetëm pasi gjyqtari Dhimitri , kaloi barrën e rëndë të valixhes me para , KPK e trajtoi në mënyrë të ndryshme se gjyqtarja e ndershme dhe e varfër Hoxholli.

Por  ndryshe nga Hoxholli, në mënyrë të ndryshme dhe të dyshuar kriminale gjyqtari Dhimitri u konfirmua në detyrë më 22 nëntor 2018, pasi trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në mënyrë skandaloze arritën në konkluzionin se “subjekti nuk ishte në dijeni të faktit se kunati i tij ishte i përfshirë në krim të organizuar”.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK i dorëzoi Komisionit më 27 tetor 2017 një raport për Dhimitrin, ku e konsideronte atë të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por më 27 gusht 2018, Komisioni ka marrë një denoncim nga një shtetas, i cili raportonte se kunati i gjyqtarit ishte dënuar me 20 vjet burg në Greqi pasi ishte kapur me 20 kilogramë kokainë.

Pas këmbënguljes së Komisionit, DSIK raportoi se ndonëse L.G konsiderohej person i përfshirë në krim të organizuar, mes tij dhe subjektit të rivlerësimit nuk ekzistonte asnjë lidhje për të ndryshuar qëndrimin fillestar. Por në fillim të nëntorit 2018, grupi i punës në DSIK e ndryshoi raportin për Dhimitrin nga “i përshtatshëm” në “i papërshtatshëm”.

Rrethana të ngjashme kanë djegur dhe anëtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca por KPK I ka trajtuar rastet në mënyrë jot ë njgjashme fakt ky që krijon bindjen dhe dyshimin që KPK gjykon  sipas xhepit të gjyqtarit dhe jo sipas provave të cilat janë si identike.

Ditët në vijim do tju publikojmë prova skandaloze, ku provojnë djeninë e Gjyqtarit Dhimitri mbi faktin se kunati i tij ishte i përfshirë në krim të organizuar