Skerdi Faria flet për mentalitetin e shqiptarëve: Më kanë ardhur dy vajza për qepje, njëra ishte me mamanë sepse…

Në emisionin Shqipëri Live, është diskutuar sot për apelin e RCOG në British Medical Journal ku i kërkonin qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, vizitat invazive dhe joshkencore, që synojnë verifikimin e himenit.

Anestezisti i njohur, Skerdi Faria tha se nuk është i çuditur nga ky studim.

“Për fat të mirë që doli një institucion prestigjioz që i vuri vulën edhe nga ana mjekësore. Janë mentalitete të vjetra që kanë rezistuar edhe me kalimin e kohës. Ne kemi bërë edhe të ashtuquajturit qepje, më tepër nga ana humanitare për vajzat që vijnë të dëshpëruara, dy raste. Më ka ardhur një vajzë me mamanë se kishte në plan për tu martuar. Nga zonat rurale”, tha Faria.

Ai shtoi se kanë hequr dorë nga kjo procedurë, nga fakti se “një marrëdhënie seksuale për herë të parë nuk jep gjithmonë gjakderdhje”.

Skerdi u shpreh se dy vajzave që kanë shkuar te klinika e tij për t’u qepur, ua kanë shpjeguar se nuk ekziston virgjëria, por mentaliteti është më i fortë.

“Ja kemi shpjeguar por nuk mund të dalim më të fortë se mentaliteti dhe shoqëria. Janë formuar për vite dhe shekuj me këtë mit dhe është e vështirë që të ndryshojë mendim”, tha anestezisti.