S’mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslimanë…”, trajneri i PSG-së akuzohet për racizëm

Trajneri i PSG-së, Kristof Galtie është akuzuar se ka thënë fjalë raciste në gusht të vitit 2021, kur drejtonte Nisë. Julien Fournier, ish-Drejtori i Futbollit të Nisë, e akuzoi francezin përmes një e-mail-i, për fjalët raciste dhe diskriminuese gjatë qëndrimit të tij tek ekipi.Kristof Galtie hyri në zyrën time dhe përshëndeti djalin e tij, i cili tha: “Mund të kontrollosh me babanë tim atë që të thashë” (djali i Galtie është menaxher dhe gjithashtu kishte folur me Fournier për ta paralajmëruar për fjalët e babait). Pasi u largua djali i tij, i tregova për bisedën që kisha bërë më të dhe e pyeta nëse ishte e vërtetë. Ai u përgjigj se ishte, dhe se duhej të merrte parasysh realitetin e qytetit dhe se me të vërtetë nuk mund të kishim kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”, shkruhet në e-mail.