SONDAZHI / Fituesi i Kupës së Botës,

Kush do të fitonte Kupën e Botës 2022? Kjo është pyetja që kishte zgjedhur për sondazhin e saj që para fillimit të aktivitetit në Katar.Në një sondazh në të cilin kanë marrë pjesë mbi 2000 lexues, alternativa kryesore e përzgjedhur prej tyre ishte ajo e Brazilit, me 23,75% të votave. Pas “seleçao” vinte Argjentina e Mesit, me 20,37%, e ndjekur nga Gjermania e cila nuk kaloi as fazën e grupeve, me 18,63%. Vetëm 9,94% kishin besim te Franca kampione në fuqi, e cila tashmë ka kaluar në gjysmëfinale.

Me siguri pakkush e mendonte që Kroacia dhe Maroku mund të shkonin mes katër skuadrave më të mira, por 3,85% e pjesëmarrësve kanë menduar se do të ketë befasi, ndaj kanë zgjedhur si përgjigje “një skuadër surprizë”. Brenda një jave do të mësojmë nëse kishin të drejtë.