Sonila Meço me brisk në dore para takimit me doktorin, pastaj bën thirrje për revolucion

Sonila Meço shfaqet çdo ditë, me look serioz, pas banakut të ZeniTV, duke komentuar aktualitetin politik të ditës.

Por ama moderatorja ka dhe një anë tjetër, atë të të bërit para përmes publicitetit.

Dhe ky zanat i dytë na ka bërë të shohim një grua që kujdeset për bukurinë e saj.

Së fundmi ajo ka treguar se brisku është sekreti për kofshët e saj.

Sonila ka postuar disa pamje duke rruajtur këmbët dje, para se të merrte pjesë në takimin e Sali Berishës, ku nuk munguan as thirrjet për revolucion dhe rrëzimin e Ramës.