Sot dita e tretë e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ja çfarë pritet të deklarojë fjala e ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit

Këtë të mërkuë do të vazhdohet seanca e gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ku deklaratën hyrëse do ta japë mbrojtja e ish-kryetarit të kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Seanca sot të nisë nga ora 09:00, ku kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha dje se “do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së z. Krasniqi”.

I fundit që foli dje në Hagë ishte 10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera përmendi masakrat e kryera nga Serbia, teksa shtoi se “kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtetë”.

Në ditën e parë të deklaratave hyrëse, prokurorët e specializuar prezantuan rastin e tyre duke argumentuar se katër të akuzuarit kishin themeluar dhe udhëhiqnin një ndërmarrje të përbashkët kriminale që kishte objektiv kundërshtarët.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.