Sot mbahen homazhet për mjeshtrin e madh Mirush Kabashi, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar

Ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar do të mbahen homazhet për nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi.Kujtojmë se Kabashi ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 75 vjeçare.

Teksa nga ana tjetër bëhet me dije se homazhet për ikonën e artit shqiptar do të mbahen duke nisur nga ora 10:00-13:00 në hollin e Muzeut.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm (5 dhjetor) u dha lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit i cili prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë për të cilën ishte kuruar edhe në Shqipëri.