“SPAK “ godet në gjykatën e korruptuar të Dibrës / Nën pranga një oficer policie dhe dy gjyqtarë

Një efektiv i policisë së Dibrës është marë i pandehur nga Prokuroria e këtij qyteti, por pavarësisht komunikimit të akuzës zyrtare, punonjësi i policisë vijon të jetë ende në detyrë por nga ana tjetër ky punonjës policie ka qënë i kallzuar në SPAK para rreth një viti, pasi dyshohej se kishte  kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm.

Në vitin 2021 “SPAK “ ka regjistruar proçedimin penal për veprën penale të ndikimit të paligjshëm në ngarkim të  shtetasit Bukurosh Zagradi, dhe gjat hetimeve intensive dhe proaktive, me përgjime ambientale rezulton se shtetasi i mësipërm  ka ndikuar në mënyrë korruptive në trupën gjykuese të përbërë nga 3 gjyqtarë.

Gjyqtare Nertila Kape

Vërtetohet që shtetasi Bukurosh Zagradi ka ndikuar në mënyrë korruptive te gjyqtarëtdhe pikërisht te gjyqtari  Murat Lleshi dhe gjyqtarja tjetër Nertila Kape, për të cilët aktualisht janë regjistruar proçedime penale për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallzimit të krimit.

Gjyqtar Murat Lleshi

Shtetasi Bukurosh Zagradi, aktualisht  është vënë nën akuzë për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, pasi ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime trupore komshien e tij, shtetasen E.M.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, por tashmë hetimet ndaj punonjësit të policisë janë mbyllur dhe çështja është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë, ku pritet që në datën 15 shtator 2021, palët të përballen në gjykatë.

Dittët në vijim prietet të arrestohet nga  “SPAK “ shtetasi Bukurosh Zagradi, dhe njëkohësisht  pritet të merren masa ndaluese dhe shtrënguese dhe dy gjyqtarët e Dibrës gjyqtari  Murat Lleshi dhe gjyqtarja tjetër Nertila Kape të cilët janë përfshirë në këtë aferë kriminale.