SPAK kërkon konfiskimin e makinës së saj, ja çfarë thotë Kejvina.

Modelja Kejvina Kthella pas disa kohësh larg mediave pas skandalit në BBV, ka dhënë një intervistë për “Fun Club”.

Kejvina u shfaq me një luk të ndryshuar për të cilin me shaka tha se e kishte bërë për të mos u njohur.

Ndër të tjera moderatorja, Megi Pojani e pyeti modelen edhe për lajmet që kanë qarkulluar për thirrjen e saj nga Prokuroria e Paracme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

“Unë s’kam asnjë problem me ligjin. Nuk kuptoj nga ka dal ky lajm. Jam një gocë e pastër me ligjin”, tha Kejvina.

Kujtojmë që më 10 janar të këtij viti kur Kejvina ishte ende në BBV, SPAK ka kërkuar nga GJKKO që të konfiskohet një pjesë e pasurisë së Kejvinës.