Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksioni policor i Lezhës. Ky aksion ka nisur që në mesnatën e kaluar.
Raportohet se SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, ku 5 prej tyre janë për punonjës policie.
Aksioni ati-drogë vjen pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, gjatë kontrollit të parcelave me kanabis në Lezhë. Nga aksioni, mësohet se policia ka goditur një grup kriminal, që kultivonte dhe trafikonte hashash në kufi me Pukën dhe Mirditën.