SPAK shpall në kërkim ‘kokën e grupit kriminal’, shqiptari dërgonte dhe shpërndante kokainë e marjuanë në Norvegji! Në arrest shtëpie bashkëpunëtorja e tij

Nga Shqipëria kontrollonte trafikun e drogës në Norvegji, duke shpërndarë kokainë e marijuanë nga përfaqësuesit e këtij në këtë shtet. Shtetasi F.P, i cili kishte krijuar dhe drejtonte një grup të strukturuar kriminal ka qenë në shënjestër të SPAK pas një hetimi në bashkëpunim për trafik kanabisi edhe me autoritetet norvegjeze. Gjatë një operacioni të kryer për arrestimin e tij Policia e Shtetit realizoi kontrollin e disa banesave dhe kontrollin personal të disa shtetasve në qytetet Tiranë dhe Lezhë.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme me interes për hetimin. Nga ana tjetër SPAK thotë se po kryen hetimet për të zbuluar pasuritë e këtij shtetasi në vendin tonë. Ndërkohë që Policia në bashkëpunim me SPAK kanë ekzekutuar masën e arrestit të shtëpisë për një grua, shtetasja A.A e cila bashkëpunonte në trafikun e drogës me shtetasin F.P. Sakaq autoritetet Gjyqësore Norvegjeze kanë caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, edhe ndaj disa personave të cilët dyshohen se janë pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal.