Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, do të bëjë publike sot në orën 12:30 listën e 26 lojtarëve të grumbulluar për kampionatin botëror në Katar.
Si çdo homolog tjetër, edhe tekniku i Spanjës ka pikëpyetjet e tij të fundit për t’i dhënë përgjigje. Lista duket pak a shumë e përvijuar, ndonëse lindin disa dyshime për shkak të gjendjes së disa lojtarëve muajin e fundit të garës.
Nuk pritet të ketë surpriza në portë. Dyshimet e para janë në mbrojtje, veçanërisht në qendër, ku po përmendet gjithnjë e më shumë kthimi i Serxho Ramosit, i cili mund të jetë surpriza e madhe.
Në sulm Morata e ka vendin e sigurt, sikurse dhe Ferran Torres, Sarrabia dhe Dani Olmo. Të tjerët do të jenë sy e veshë nga lista e Enrikes.