Spektakël bardhezi, Milik shkëlqen me tripletë në Kupë! Juventusi nuk e diskuton Frozinonen dhe “fluturon” në… gjysmëfinale

Juventusi mposhti me rezultatin e pastër 4-0 Frozinonen duke fluturuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë nuk e diskutuan për asnjë moment kualifikimin teksa realizuan nga dy gola për secilën pjesë. 

Protagonist absolut në këtë mbrëmje ishte sulmuesi polak Milik i cili arriti të realizonte tripletë, ndërkohë që goli i katërt u realizua nga talenti turk Jilldiz.  

Pas eliminimit të Interit, Milanit dhe Napolit, tashmë juventinët mbeten favoritët kryesorë në letër për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin italian.  

“Zonja e Vjetër” do të përballet me Lacion në fazën tjetër të kompeticionit.

FT: JUVENTUS-FROZINONE 4-0

Milik 11′ (p), 38′, 48′; Jilldiz 60′