“Spidermani” në Tiranë ngjitet në shtyllë dhe e shqyen flamurin serb

Pas djegies së flamurit të Serbisë nga një grup protestuesish në protestën kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një i ri në Tiranë nuk është mjaftuar me kaq. Ai është ngjitur në një shtyllë ndriçimi për ta grisur flamurin serb.

Në një moment i riu varet mbi flamur i cili griset dhe ai bie në tokë.

Nuk dihet nëse ky person ka pësuar dëmtime nga rënia nga lartësia, megjithatë ai është parë duke i ndihmuar nga disa të tjerë që të largohet nga aty.