Spiuni i radhës:Fajdexhiu Genci Lulja edhe gjobaxhi edhe agjenti 007 i “SHISH”

Genci Lulja është një personazh i cili njihet që në kohët e Fatos Nanos pasi ka qënë badigard i kryeministrit të asaj kohe .Genci Lulja njifet ndryshe dhe me përkëdheli shokët dhe miqtë e thërrasin me nofkën Genci i Bales.

Por shumë hallexhinj dhe njerëz normal e njohin për një personazh fajdexhi për një gjobvënës dhe me lidhje kriminale  ku ka arritur dhe ka vënë  nën komandë prokurorinë dhe drejtësisnë Shqiptare të cilët nuk e kanë cënuar pavarsisht se ka një aktivitet të gjatë të shtrirë në kohë.

Ajo që do tju tregojmë ditët e sotme për këtë personazh nuk ka të bëj me nofkën apo me historikun e këtij personazhi  dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të këtij të fundit dhe dhnëies së lekëve me fajde vepra penale këto që të dyja të dënueshme.

Genci i Bales  i cili jep lek me përqindje  dhe vendos gjoba, deri ditët e sotme si ka hyrë asnjë gjëmb në këmb nga ana e akuzës shqiptare, e cila mesa duket është bërë palë më aktivitetin e tij kriminal atë të pastrimit të parave.

Genci i Bales  ka qënë disa herë nën hetim nga prokuroria Shqiptare dhe pasi ka marrë rryshfet ka dalë në përfundimin se  Gencit të Bales i lejohet të kryej aktivitetin tregtar të fajdexhiut dhe gjobvënies pavarsisht se nga kodi penal janë vepra të dënueshme.

Ky personazh qarkullon miliona euro në vit dhe gjeneron milina të tjera nga ky aktivitet kriminal në përmasa sa dhe bankat do ta kishin zili.

Por lind pyetja se ku i ka gjetur miliona euro Genci i Bales,  me të cilat kryen këtë aktivitet kriminal pa u shqetësuar nga ligji? Cilët janë përsonat që e mbrojnë?

Këtë përgjigje duhet të na i  japin organi i akuzës  dhe jo ai I korruptuari por I drejtësisë së re i cili po heton aktivitetin kriminal të këtij gjobaxhiu.

Së fundmi  “SPAK” ka filluar një hetim penal për aktivitetin kriminal të këtij personi i cili së fundmi  është kthyer në një gjobvënës të mirfilltë.

Genci Lulja  është e publikuar si informatory i  SHISH në faqen e Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”  ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit.

Por ajo që bije më shumë në sy është fakti se pjesë e punonjësve të “SHISH” janë dhe Fajdexhinjtë të cilët në vënd të hetohen dhe të dënohen afrohen në gjirin e shish duke dhënë informacione të cilat një zot e di se për cfar arsye do të përdoren.