Fati i keq i rezervoi kundërshtar Bajernin e Mynihut të besuarve të Kristian Shtraish. Fraiburgu ditën e sotme do të udhëtojë drejt Mynihut, me objektivin e pamundur në letër, kualifikim. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat mes dy klubeve në fjalë.SHKATËRRIM- Rekordmenët e Gjermanisë kanë dueluar me Fraiburgun vetëm në një rast rreth Kupës vendëse, konkretisht në sezonin 2004-2005, e përfunduar me “tërmetin shtatëballësh” (7-0).
FERRI I MYNIHUT- Miqtë kanë udhëtuar në 23 raste në tempullin e gjigantëve bavarezë, ndaj të cilit nuk ia kanë dalë kurrë të korrin sukses, e përkthyer me 20 humbje dhe tri barazime. Është fakt se Fraiburgu nuk ia ka dalë t’i thyejë liderët e Bundesligës prej vitit 2015, e përfunduar me rezultatin 2-1. Në këtë hark kohor ata janë “përplasur” 13 herë, e thënë ndryshe 10 suksese dhe 3 barazime në favor të klubit më të trofeshëm në Gjermani.
ÇEREKFINALET- Bajerni ka fituar 11 ndeshjet e fundit në çerekfinale, dhe në tre precedentët e ndodhur së fundmi ka shkuar në finale.
GOLAT- Vendësit e kanë dërguar të paktën 4 herë sferën në kuadrat në rrugëtimin e tyre në sezonin aktual të turneut, saktësisht ndaj Viktoria Këln (0-5), Augsburg (2-5) dhe Manic (0-4).
“MYLER REKORDMENI”- Tomas Myler e ka kthyer në “meny” të zakonshme thyerjen e rekordeve në këtë sezon. Me sfidën e fundit në Kupë ai barazoi rekordin e Majerit (64) dhe ka mundësinë për ta kaluar, duke mbetur vetëm pas Kaltc (67 ndeshje) dhe Korbel (70 ndeshje).