– 11 herë janë përballur mes tyre Argjentina dhe Polonia, me një bilanc prej 6 triumfesh të amerikanojugorëve, 3 të europianëve dhe 2 barazime. Kjo është ndeshja e tretë mes Polonisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës, pasi Polonia fitoi 3-2 në 1974-ën dhe bardhekaltrit fituan 2-0 në 1978-ën, vit në të cilin fituan trofeun për herë të parë.
– Pasi fitoi katër nga shtatë ndeshjet e para të Kupës së Botës kundër ekipeve të Amerikës së Jugut, Polonia ka humbur tri ndeshjet e fundit kundër tyre në këtë kompeticion pa shënuar gol.
– Argjentina ka humbur dy ndeshjet e fundit kundër ekipeve europiane në Kupën e Botës: kundër Kroacisë (0-3) dhe Francës (3-4) në 2018; për më tepër, bardhekaltrit nuk kanë pësuar asnjëherë tri humbje radhazi ndaj këtyre kombëtareve në kompeticion.
– Pas fitores kundër Meksikës, Argjentina mund të kualifikohet në fazën me eliminim direkt për herë të 13-të në 14 pjesëmarrjet e saj të fundit në Kupën e Botës. Eliminimi i vetëm në grupe i përket vitit 2002.
– Polonia mund të kualifikohet përtej fazës së grupeve në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986, ndërsa hera e fundit që mbeti e pamposhtur në të tria ndeshjet e grupeve ishte në vitin 1982, kur në sfidën e tretë dhe të fundit fitoi 5-1 ndaj Perusë.
– Argjentina e bëri goditjen e parë kundër Meksikës vetëm në minutën e 40-të të lojës. Në total nga të dyja skuadrat në fund u regjistruan 9 goditje (Argjentinë 5, Meksikë 4), numri më i ulët i regjistruar ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës, që nga viti 1966.