Gjatë ndeshjes së të shtunës mes Milanit dhe Monzës, Serxhinjo Dest dhe Brahim Diaz u larguan nga fusha për shkak të problemeve muskulore.
Në fund të ndeshjes, mbrojtësi amerikan raportoi për një lodhje muskulore, ndërsa spanjolli pësoi një tkurrje. Të dy u panë me akull në festën që pasoi sfidën.
Dje lojtarët u janë nënshtruar ekzaminimeve instrumentale që përjashtuan lëndime serioze. Të dy, Brahim Diaz dhe Dest do të vlerësohen orë pas ore.Mes të dyve, spanjolli është më mirë, por Pioli ushqen shpresë se të dy lojtarët duhet të rikuperohen për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamos e programuar për nesër mbrëma në orën 21:00 në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.