Stop dhunës mediatike kundër prokurores Millonai/Ajo është shpresa e vetme që tregon se Shqipëria do të bëhet….

E tmerrshme të mendosh se Sali Berisha , Ilir Meta, Lulëzim Basha, apo Edi Rama janë të pafajshëm. Ata padyshim janë e keqja e këtij kombi .

Këta personazhe e kanë vejdhur e kanë shitur Shqipërinë, e kanë plaçkitur. Këtë fakt e dinë të gjithê Shqipëtarët anë e mbanë botës.

Nuk është radha që të gjykohen mediatikisht prokurorët, por duhen vendosen para akuzës politikanët.

Në disa raste drejtësia më pëlqen, jo se “SPAK” heton Sali Berishën, por për faktin se prokurorë si Millonai filluan të godasin të pa cënueshmit.

Nuk e di nëse Berisha i ka konsumuar veprat pënale për të cilat ai akuzohet dhe kam besim te pafajsia e tij. Por njëkohësisht kam besim të verbër edhe te prokurorja Millonai dhe kam bindje te personaliteti i saj.

Nuk është e vërtetë fakti se ajo mund të përdoret nga pushteti.Në këtë rast “SPAK” është për tu vlersuar.

Ligji është i barabartë për të gjithë edhe për Sali Bërishën . Berisha duhet të hetohet njëlloj si Arben Ahmetaj (Hetuar po nga Millonai) Lefter Koka ,Ilir Beqaj etj,.

Berisha duhet të përballet me drejtësinë dhe të tregoj që është i pafajshëm dhe jo të hedhin baltë mbi Prokurorën e “SPAK”. Millonai po ushtron detyrën që se ka bërë asnjë prokuror në 33 vjet demokraci.

Ajo prokurore duhet vlersuar, duhet marë shmbull dhe duhet mbështetur. Ajo duhet mbështetur jo për faktin se akuzoi Berishën, por faktin se është një femër e vetme që po mbron Shqipërinë.

Unë besoj te pafajsia e Berishës, por jo te rruga që ai ka zgjedhur, për të mbrojtur veten ,ajo rrugë është e gabuar.

Ai duhet të provoj pafajsinë e tij para gjykatës dhe jo para kamerave .

Sali Berisha duhet të përballet me akuzat në gjykatë dhe jo të përdor mediat për të realizuar mbrojtjen.

Jam i bindur për ndershmërinë dhe paanësinë e prokurores Millonai, i bindur se ajo nuk ndikohet politikisht dhe nga pushteti.

Gjithashtu jam i bindur se nëse ajo do të ketë hetim, do të arrestoj edhe Edi Ramën.