Do të mbahet sot në Athinë Konferenca e Komitetit Ushtarak. Në Athinë do të mblidhen në datat 9-11 nëntor Komandantët madhorë të forcave ushtarake tokësore të 28 vendeve anëtare europiane të NATO-s (Komiteti Ushtarak). Në këtë takim shumëpalësh do të marrë pjesë dhe komandanti ushtarak amerikan për Europën dhe Afrikën.
Qëllimi i kësaj konferenca është propozimi dhe miratimi i strategjive të përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut në përballje me sfidat e reja.
Komiteti Ushtarak i NATO-s mblidhet 3 herë në vit, dy herë në Bruksel, ku është selia e saj dhe një herë në njërin prej vendeve anëtare të kësaj organizate politiko-ushtarake.
Shefat madhor ushtarakë të NATO-s do të diskutojnë për operacionet, misionet dhe aktivitet ushtarake të saj. NATO njihet për zbatimin e dy koncepteve: Parandalim e Mbrojtje dhe (Deterrence and Defence) dhe (Capstone Concept), ky i fundit lidhet me vizionin se si duhet të operojë Pakti i Atlantikut të Veriut në të ardhmen.